Një i arrestuar në Mitrovicë, kërkohej nga Gjermania për vrasje

17 tetor 2024 | 22:38

Një operacion policor është zhvilluar sot nga FAST Kosova në Mitrovicë.

Atje është arrestuar një person, i cili kërkohej nga Gjermania me urdhërarrest ndërkombëtar.

Personi i dyshuar kërkohej nga Gjermania, për vrasje dhe grabitje,.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se në aksion kanë qenë të aktivizuar njësitet elitare FIT dhe Agjencia Kosovare për Inteligjencë.

Bëhet e ditur se personi i prangosur është shtetas gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iva Aliko është një nga vajzat më seksi të medias…