Një i lënduar nga erërat e forta në Prishtinë
24 shtator 2018
| 18:16
Erërat e forta që kanë kapluar të hënën Prishtinën, kanë lënduar një person nga xhamat që janë thyer në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, kanë bërë me dije zyrtarë të Komunës së Prishtinës.
Fatmir Bilalli, nga sektori i emergjencave, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se erërat e forta rrëzuan pemë dhe shkaktuan dëme të tjera materiale në shumë pjesë të kryeqytetit të Kosovës.
“Problemi më i madh mbetet rrëzimi i gjësendeve nga kulmet e shtëpive dhe banesave, që paraqesin rrezik për qytetarët që kalojnë afër tyre”, ka thënë Bilalli.