Një i moshuar vdes gjatë protestave në Hong Kong

15 nëntor 2019 | 11:36

Një mirëmbajtës 70-vjeçar ka vdekur në Hong Kong, pasi është goditur në kokë gjatë përleshjeve në mes të mbështetësve të qeverisë dhe protestuesve.

Qeveria ka thënë se ai ka qenë në pushim të drekës të mërkurën kur është goditur me “objekte të rënda”.

Në një video që duket se tregon momentin e incidentit, shihen dy grupe që kanë hedhur tulla kundër njëri-tjetrit, para se burri të bie në tokë, si pasojë e goditjeve në kokë.

Kina ka dënuar ashpër këtë incident dhe ka bërë thirrje për hetim të detajuar.

Ndërkohë presidenti kinez, Xi Jingping ka thënë se organizimi “një shtet, dy sisteme” i Hong Kongut është duke u sfiduar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja A e Kosovës në hendboll (femrat) do të marrë…