Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në “Kodrën e Trimave”

06 nëntor 2024 | 09:07

Policia e Kosovës e ka konfirmuar plagosjen me armë zjarri të një personi në lagjen “Kodra e Trimave”, apo siç njihet ndryshe Vranjefc në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Express se një person është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër.

“Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesin e gjashtë personave që u lënduan gjatë aksidentit…