Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 22:00 në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, si pasoj një person është plagosur.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
Borovci tha se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 22:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Borovci për telegrafin.
Tutje theksoi se aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij.
Mjeku kujdestar në QKUK ka thënë se personi i plagosur është i moshës rreth 30 vjeçare, me plagë në këmbë ndërsa pas tretmanëve ai pritet të lirohet në shtëpi.