Një i plagosur pas përleshjes me armë zjarri në Prishtinë
24 dhjetor 2018
| 11:17
Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë pas një përleshje me armë zjarri mes dy grupeve në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për “klankosova.tv”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, derisa ka bërë me dije se të shtënat kanën ndodhur në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.
Sipas Hoxhës, policia menjëherë i është përgjigjur thirrjes së rastit, ndërsa është mësuar se gjendja e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetë.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja dhe njësitet relevante janë duke kryer procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe motivet e rastit”, ka thënë Hoxha.