Një i shëruar dhe 5 raste të reja me covid sot në Malishevë
30 prill 2021
| 15:32
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 1 persona është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 5 raste të reja.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1093 raste, prej tyre 994 janë shëruar, 52 kanë vdekur ndërsa raste aktive janë edhe 47.