Një i shëruar e shtatë raste të reja me Covid në Malishevë
31 janar 2021
| 15:59
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar nga covid-19 ndërsa janë regjistruar 7 raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 744 persona, prej tyre, 573 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 126 persona.