Një i vdekur, 158 raste të reja dhe 1 mijë e 211 të vaksinuar

22 shkurt 2022 | 14:59

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një persona nga Covidi.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar 158 raste të reja me Covid dhe janë dhënë  1 mijë e 211 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1 808 724 doza të vaksinës. Deri më sot 813 734 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.408 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 1 626 testime, 158 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 644 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218 909. Në total numri i rasteve aktive është 3 396”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot ka pritur…