Një i vdekur, 16 raste të reja me Covid dhe 2 mijë e 137 të vaksinuar

12 nëntor 2021 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga Covidi dhe janë konfirmuar 16 raste të reja.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë 137 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 591 886 doza të vaksinës. Deri më sot 747 723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 351 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 521. Në total numri i rasteve aktive është 427.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) më…