Një i vdekur, 23 raste të reja me Covid dhe 95 të vaksinuar

07 mars 2022 | 15:07

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një person dhe janë raportuar 23 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 95 doza të vaksinës kundër Covid-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.802 doza të vaksinës.  Deri më sot 817.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.155 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 985 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 137 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.508. Në total numri i rasteve aktive është 1.021”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë…