Një i vdekur, 230 të shëruar dhe 23 raste të reja me Covid në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar një person nga Covidi.
Po ashtu, ky institut ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 230 persona dhe janë paraqitur 23 raste të reja me Covid.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2 460 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 23 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar vetëm 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Ferizaj 1 rast (63 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 107 336 raste nga 602 319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 242 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102 107 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 987”, ka njoftuar IKShPK-ja, duke treguar numrin e rasteve sipas komunave.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Pejë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Gjilan, Istog, Klinë, Mitrovicë, Obiliq, Prizren dhe Viti”, ka njoftuar IKShPK-ja.