Një i vdekur, 25 raste pozitive dhe 362 të shëruar nga Covidi
08 tetor 2021
| 15:05
Ministria e Drejtësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka ndërruar jetë një person nga Covidi.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 25 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 362 persona.
“Nga 2 370 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 362 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.033. Në total numri i rasteve aktive është 1.335”, ka njoftuar MSh-ja.