Një i vdekur, 26 raste të reja me Covid dhe 249 të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga Covidi dhe janë raportuar 26 raste të reja me Covid.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 249 doza të vaksinës kundër Covid.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.352 doza të vaksinës. Deri më sot 820.520 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.125 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 752 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 40 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.786. Në total numri i rasteve aktive është 576”, ka njoftuar MSh-ja.