Një i vdekur, 267 të shëruar dhe 178 raste të reja me Covid

15 shkurt 2021 | 15:12

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një person si pasojë e infektimit me Covid-19.

Po ashtu, ky institut ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 267 persona dhe janë paraqitur 178 raste të reja, raporton “Epoka e re”.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

267 TË SHËRUAR DHE 178 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.040 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna Prishtinë (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 64.519 raste nga 268.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.545 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 267 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.028 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.946.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 57 raste, Mitrovicë 15 raste, Pejë 15 raste, Gjakovë 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Gjilan 5 raste, Lipjan 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Malishevë 3 raste, Drenas 2 raste, Suharekë 2 raste dhe mga një rast komunat Dragash, Istog, Junik, Kaçanik, Klinë, Shtërpcë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka reaguar pas…