Një i vdekur, 51 raste të reja me Covid dhe 310 të vaksinuar

16 mars 2022 | 15:04

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person dhe janë raportuar 51 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënën 310 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.408 doza të vaksinës. Deri më sot 818.715 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.799 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 1.028 testime, 51 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.207. Në total numri i rasteve aktive është 634”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka marrë…