Një i vdekur, 52 raste të reja me Covid dhe 444 të vaksinuar

04 mars 2022 | 15:04

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person dhe janë raportuar 52 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 444 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.984 doza të vaksinës. Deri më sot 816.909 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.984 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 1.324 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.932. Në total numri i rasteve aktive është 1.464”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët e fundit që janë kapur nga ukrainasit janë pesë…