Një i vdekur, 55 të shëruar dhe 80 raste të reja me Covid

14 tetor 2020 | 15:23

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person si pasojë e infektimit me Covid-19.

Po ashtu, IKShPK-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore ka njoftuar se janë paraqitur 80 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 55 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 650 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK). Numri total i rasteve pozitive është 16 425 raste nga 76 623 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 460 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 315”, ka njoftuar IKShPK-ja, duke treguar numrin e rasteve sipas komunave në nivel vendi.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 17 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Skenderaj, Viti dhe Vushtrri.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Arton Gavazi, ka pritur të…