Një i vdekur, 61 raste të reja me Covid dhe 688 të vaksinuar

01 mars 2022 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë person dhe janë raportuar 61 raste të reja me Covid.

Sipas MSh-së, gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 688 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.813.440 doza të vaksinës. Deri më sot 816.179 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.546 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 1.257 testime, 61 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 241 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.498. Në total numri i rasteve aktive është 1.696”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusët kanë nisur një peticion kundër luftës në Ukrainë duke…