Një i vdekur, 81 raste të reja me Covid dhe 229 të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur vetëm një person nga Covidi dhe janë raportuar 81 raste të reja me koronavirus.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 329 doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.571 doza të vaksinës. Deri më sot 815.710 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.340 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 1.699 testime, 81 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 403 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.022. Në total numri i rasteve aktive është 2.058”, ka njoftuar MSh-ja.