Një i vdekur, 83 raste të reja me Covid dhe 565 të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person dhe janë raportuar 83 raste të reja me Covid.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 565 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.005 doza të vaksinës. Deri më sot 816.442 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.722 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 1.608 testime, 83 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 181 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.679. Në total numri i rasteve aktive është 1.597”, ka njoftuar MSh-ja.