
Një i vdekur dhe 1 332 raste të reja me Covid
30 korrik 2022
| 12:54
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 3 423 testime janë konfirmuar 1 332 raste të reja me Covid.
MSh-ja ka njofuar se një person ka vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1 605 persona.
Raste aktive janë 10 410.