
Një i vdekur dhe 10 të lënduar nga aksidenti në Gjilan
07 mars 2019
| 15:35
Të paktën një person ka vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur nga një aksident në qendër të qytetit të Gjilanit.
Aksidentin e ka shkaktuar një kamion transportues.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë përmes një postimi në Facebook, se “sipas informatave të para, kamionit nuk i kanë funksionuar frenat” dhe shtoi se përveç dëmeve në njerëz, në këtë aksident janë përfshirë edhe dhjetëra vetura dhe ka dëmtim të pronës publike.