Një i vdekur dhe 101 raste të reja me Covid

21 shkurt 2022 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe janë regjistruar 101 të me Covid, raporton “Epoka e re”.

Njoftimi i plotë nga MSh-ja:

21 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.516 doza të vaksinës.
Deri më sot 813.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 96.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 1.595 testime, 101 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.265.
Në total numri i rasteve aktive është 3.883.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Viva Fresh Store” është përfshirë në një skandal me përpunimin…