Një i vdekur dhe 11 raste të reja me Covid-19
10 qershor 2021
| 15:03
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është raportuar një rast i vdekjes nga koronavirusi.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 11 raste të reja të infektimit me Covid-19.
“Nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563”, është thënë në njoftimin për medie të MSh-së.