![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/Covid-19-Lajmi-i-fundit-coronavirus.jpg)
Një i vdekur dhe 119 raste të reja me Covid
26 shkurt 2022
| 15:09
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.818 testime, 119 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 500 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.619.
Në total numri i rasteve aktive është 2.381.