Një i vdekur dhe 12 raste të reja me Covid

18 dhjetor 2021 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.679 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

Sot janë shëruar edhe 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954.

Në total numri i rasteve aktive me Covid është 315.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës.

Deri më sot 776.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shërbimin Spitalor Klink dhe Universitar të Kosovës, bazuar në…