Një i vdekur dhe 12 të infektuar me Covid

26 dhjetor 2021 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes nga koronavirusi.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virus.

“Nga 2.430 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.000. Në total numri i rasteve aktive është 349”, është thënë  në njoftimin e ministrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vdekjes së një punëtori ndërtimi, policia e Tiranës ka…