Një i vdekur dhe 13 raste të reja me Covid

31 tetor 2021 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes nga koronavirusi.

Gjatë kësaj periudhe kohore 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Nga 2.138 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346. Në total numri i rasteve aktive është 439”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy të dyshuarit për vrasjen e 26 vjeçarit, Albert Muja…