Një i vdekur dhe 14 raste të reja me Covid në Kosovë

27 qershor 2021 | 15:02

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka ndërruar jetë një person nga Covidi dhje janë paraqitur 14 raste të reja.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar edhe 12 persona.

“Nga 1 984 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 310. Në total numri i rasteve aktive është 171”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Obiliq, është duke…