Një i vdekur dhe 141 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë

26 shtator 2020 | 17:47

Në 24 orët e fundit një pacient ka humbur jetën nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë regjistruar 141 raste të reja me koronavirus, ndërsa 94 persona janë shëruar.

Sipas qyteteve rastet e reja janë regjistruar në : Shkup-51, Kumanovë-12, Shtip-6, Prilep-6, Tetovë-2, Strugë-2, Veles-2, Manastir-5, Ohër-3, Kavadar-5, Gostivar-2, Gjevgjeli-5, Strumicë-10, Kriva Pallankë-2, Koçan-5, Probishtip-1, Vallandovë-3, Vinicë-3, Dellçevë -2, Sveti Nikollë-8, Kërçovë-2, Resnjë-2, Negotinë-2.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte planifikuar të luhej në orën 15:00, por ndeshja mes…