Një i vdekur dhe 18 raste të reja me Covid
01 shkurt 2023
| 11:16
Një i vdekur dhe 18 raste të reja me Covid janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 140 të testuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar shtatë kosovarë nga virusi në fjalë, ndërsa 62 raste mbesin aktive.