Një i vdekur dhe 2 708 raste të reja me Covid në Kosovë

20 janar 2022 | 15:07

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

Sot janë shëruar edhe 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573.

Në total numri i rasteve aktive me Covid është 9.771.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka reaguar kryeministri Albin…