Një i vdekur dhe 20 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit në Kosovë
23 qershor 2021
| 15:01
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit një person ka ndërruar jetë si pasojë e Covidit dhe janë paraqitur 20 raste të reja.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 669 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144 685 doza të vaksinës. Deri më sot 22 906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 891 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 274. Në total numri i rasteve aktive është 165”, ka njoftuar MSh-ja.