
Një i vdekur dhe 21 raste të reja me Covid
09 qershor 2021
| 15:08
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vdekur një persona nga Covidi. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 21 raste të reja me Covid.
Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë (MSh) nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 753 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 86 489 doza të vaksinës. Nga 2 114 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 111 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104 454. Në total numri i rasteve aktive është 832”, ka njoftuar MSh-ja.