Një i vdekur dhe 21 raste të reja me Covid në Kosovë
03 nëntor 2021
| 15:00
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.893 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.
Edhe të mërkurën janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386. Në total numri i rasteve aktive është 445.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës.
Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.