Një i vdekur dhe 22 qytetarë të infektuar me Covid
27 tetor 2021
| 15:26
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka vdekur një person nga koronavirusi.
Gjatë kësaj periudhe kohore, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virus.
“Nga 2.095 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.276. Në total numri i rasteve aktive është 428”, ka njoftuar ministria.