Një i vdekur dhe 29 raste të reja me Covid në Kosovë
13 tetor 2021
| 14:59
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 2.526 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar një raste të vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.448.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 1.043.