Një i vdekur dhe 290 raste të reja me Covid në Shqipëri
10 korrik 2022
| 16:40
Një person ka humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19, në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar edhe 290 raste të reja, nga 766 testime.
Në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 448 persona. Ndryshe, në spitalet COVID në Shqipëri janë duke u trajtuar 34 persona.