Një i vdekur dhe 352 raste të reja me Covid në Kosovë
07 gusht 2021
| 15:54
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 5.204 testime, 352 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.732.
Në total numri i rasteve aktive është 1.659.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.590 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës.
Deri më sot 166.148 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.