Një i vdekur dhe 36 raste të reja me Covid
02 prill 2022
| 17:03
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 1.252 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 41 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.827.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 570.