Një i vdekur dhe 37 raste të reja me Covid në Kosovë
10 mars 2022
| 14:59
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 1.057 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 55 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.831.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 812.