Një i vdekur dhe 49 raste të reja me Covid në Shqipëri

14 maj 2021 | 17:23

Në 24 orët e fundit vendin tonë janë regjistruar 49 raste të reja nga 2,964 testime të kryera. Po ashtu, në përditësimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se si pasojë e sëmundjes e humbi jetën një qytetar.

Po ashtu, brenda ditës janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa, aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Qytetari që humbi jetën si pasojë e Covid-19 është një 71-vjeçar, nga Berati.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec.

Statistika (14 Maj 2021)

Raste të reja ditore 49
Të shëruar në 24 orë 983
Të shtruar në spitale 84
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,964

Testime totale 671,495
Raste pozitive 131,939
Raste të shëruara 122,105
Raste Aktive 7,407
Humbje jete 2,427

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,905
Shkodër 266
Fier 179
Korçë 214
Gjirokastër 196
Durrës 117
Vlorë 147
Elbasan 116
Lezhë 101
Berat 82
Kukës 45
Dibër 39

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia ka njoftuar përfundimin e mini-karantinës pesë-ditore të vendosur deri…