Një i vdekur dhe 6 raste të reja në 24 orë e fundit në Kosovë
25 tetor 2022
| 13:10
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit është konfirmuar një rast i vdekjes nga Covid-19.
Ndërkaq nga 55 testime janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19.
Sipas raportit të MSh-së, një pacient është shëruar nga ky virus.
Raste aktive me Covid janë 21.
Në 24 orët e fundit vaksinën anti-Covid e kanë marrë 23 qytetarë.