Një i vdekur dhe 70 raste të reja me Covid-19
30 korrik 2021
| 15:06
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit është raportuar 1 rast i vdekjes.
Gjatë kësaj periudhe kohore, janë regjistruar 70 raste të reja të infektimit me koronavirus.
“Nga 2.941 testime, 70 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.641. Në total numri i rasteve aktive është 366”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë.