Një i vdekur dhe 780 raste të reja me Covid në Kosovë

11 gusht 2022 | 12:15

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar raportin 24-orësh të rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka ndërruar jetë një person i infektuar me Covid-19.

Gjatë kësaj kohe, janë regjistruar 780 raste pozitive me koronavirus në vend, ndërsa janë shëruar 1 mijë e 562 qytetarë.

Aktualisht në vendin tonë janë 7 mijë e 221 raste aktive me Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Prishtina është…