![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/kosova-5.jpg)
Një i vdekur dhe 852 raste të reja me Covid në Kosovë
17 korrik 2022
| 13:13
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar raportin e fundit rreth situatës më virusin Covid-19 në Kosovë.
Në raportin e saj, MSh-ja ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 852 persona.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj kohe është regjistruar një vdekje.