Një i vdekur dhe 888 raste të reja më Covid në Kosovë
11 gusht 2021
| 15:05
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 888 raste të reja të infektimit me Covid-19.
Gjatë kësaj periudhe kohore, është raportuar një rast i vdekjes.
“Nga 6.086 testime, 888 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 38 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881. Në total numri i rasteve aktive është 3.489”, është thënë në njoftimin e ministrisë.