Një i vd*ekur dhe disa të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Tetovë
29 shtator 2024
| 07:50
Më datë 28.09.2024 rreth orës 20:30, në SPB Tetovë është raportuar se automjeti i pasagjerëve “Golf” me targa të qytetit të Shën Nikollës i drejtuar nga V.Z.(24) nga Shën Nikolla, ka dalë nga rruga në autostradën Tetovë-Shkup dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës së Tetovës, njoftojnë nga MPB.
Me urdhër të Prokurorit publik trupi i pa jetë do të dorëzohet për obduksion. Inspektimin në vendin e ngjarjes është duke kryer ekipi i SPB Tetovë.