Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident në fshatin Celinë

31 mars 2019 | 22:05

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar nga një aksident që ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Celinë të Rahovecit.

Drejtori Regjional i Policisë së Gjakovës, Ahmet Hasi, tha për klankosova.tv se dy prej të lënduarve janë në gjendje shumë të rëndë.

“Një person është i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar. Dy prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë, ndërsa dy të tjerë janë dërguar me vetëdije në Spitalin Rajonal të Gjakovës”, ka thënë Hasi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliona turq votuan këtë të dielë në zgjedhjet lokale anembanë…